KF Shkëndija triumfon ndaj KF Bashkimit

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në elitën e futbollit vendor, pasi sot mposhti Bashkimin e Kumanovës me rezultatin e thellë 4:1, në kuadër të xhiros së tetë.

Skuadra tetovare zhvilloi një ndeshje të mirë dhe arriti të shënojë katër gola, të cilët u realizuan nga Ndzengue, Kryeziu, Tamba dhe Trumçi.

Bashkimi i Kumanovës arriti të shënojë golin e nderit përmes Ismailit, por kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e takimit.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Sileksi dhe Tikveshi u ndanë në paqe, pasi takimi përfundoi me rezultatin 0:0.

Me këtë fitore, Shkëndija vazhdon garën në kampionatin vendor, ndërsa Bashkimi mbetet pa pikë nga kjo përballje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër