Kina dhe Tanzania zotohen të forcojnë bashkëpunimin gjatë vizitës së kryediplomatit kinez

nga Redaksia

Kina dhe Tanzania u shprehën që do të forcojnë më tej bashkëpunimin, gjatë takimit që presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, pati të shtunën me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në kryeqytetin e Tanzanisë Dar-es-Salaam.

Hassan shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjerë të Kinës për zhvillimin e Tanzanisë dhe për ndihmën e Kinës ndaj vendeve afrikane për zhvillimin e tyre ekonomik e shoqëror në kuadër të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.

Hassan tha që Tanzania i përmbahet fort parimit të “një Kine” dhe është e gatshme të përshtasë në mënyrë aktive planet e saj të zhvillimit me Kinën, të thellojë bashkëpunimin pragmatik, të rigjallërojë Hekurudhën Tanzani-Zambia, të kontribuojë në prosperitetin rajonal, të forcojë shkëmbimet ndërpartiake, të rrisë shkëmbimet njerëzore e të promovojë rritjen ekonomike, duke sjellë përfitime për popujt e të dy vendeve.

Wang theksoi që thelbi i marrëdhënieve Kinë-Tanzani është besimi e mbështetja e ndërsjellë dhe se bashkëpunimi Kinë-Tanzani karakterizohet nga ndihma e ndërsjellë dhe përfitimet e përbashkëta.

Duke vlerësuar përkushtimin e palëkundur të Tanzanisë ndaj parimit të “një Kine”, Wang u shpreh që Kina e mbështet plotësisht Tanzaninë në ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë e dinjitetit kombëtar, duke ndjekur një rrugë zhvillimi të përshtatshme për kushtet e veta kombëtare.

Kina dhe Tanzania duhet të promovojnë në mënyrë aktive zhvillimin me cilësi të lartë në bashkëpunimin dypalësh, duke e bërë Hekurudhën e rigjallëruar Tanzani-Zambia një motor zhvillimi rajonal, një urë miqësie dhe një rrugë drejt prosperitetit, duke i sjellë vazhdimisht dobi popullit të Tanzanisë dhe vendeve të tjera afrikane, theksoi ministri i Jashtëm kinez.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More