Deri në orën 13 në Qendër Zhupë dalja 6,61 për qind, më e ulët për 5,36 nga tetori i vitit të kaluar

Nga admin
573 e lexuar
A+A-
Rivendos

Dibër, 11 janar – Dita e zgjedhjeve në komunën Qendër Zhupë realizohet pa probleme, por dalja është gati dyfish më e ulët në krahasim me tetorin e vitit të kaluar. 

“Deri në orën 13 në komunën Qendër Zhupë të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan 500 votues ose 6,61 për qind nga gjithsej 7562 të regjistruar. Në tetor deri në këtë termin votuan 904 qytetarë ose 11,97 për qind”, deklaroi për MIA-n kryetari i KKZ Qendra Zhupë, Nexhip Iljaz. 

Sipas tij, në të gjitha 16 vendvotimet votimi realizohet pa probleme, ndërsa ashtu pritet të kalojë edhe e gjithë dita e zgjedhjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër