Kina kontinentale, 2.29 milionë patenta shpikjesh me vlerë të lartë vjet

nga Redaksia

Numri i patentave të shpikjeve me vlerë të lartë që mbahen nga pjesa kontinentale e Kinës arriti në 2.29 milionë deri në fund të vitit të kaluar, duke u rritur me një ritëm më të shpejtë sesa patentat e përgjithshme të shpikjeve, bëri të ditur të premten organi kryesor rregullator i pronësisë intelektuale i Kinës.

Sipas Administratës Kombëtare të Pronësisë Intelektuale të Kinës (CNIPA), numri i patentave të vlefshme të shpikjeve të mbajtura nga Kina kontinentale arriti në 5.32 milionë deri në fund të vitit 2025, me një ritëm rritjeje në bazë vjetore të patentave të shpikjeve me vlerë të lartë 2.2 pikë përqindjeje më të lartë se ajo e totalit të patentave të shpikjeve të vendit vjet.

foto nga VCG

CNIPA tha gjithashtu që pjesa e patentave të shpikjeve me vlerë të lartë në numrin e përgjithshëm të patentave të vlefshme të shpikjeve të Kinës ishte 43.1 për qind në vitin 2025, me një rritje prej 2.9 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2020.

“Kjo pasqyron një rritje të vazhdueshme të pjesës së patentave të shpikjeve me sofistikim më të lartë teknologjik, vlerë më të madhe tregu dhe mbrojtje më të qëndrueshme të të drejtave të pronësisë intelektuale,” tha Liang Xinxin, një zyrtar i lartë i CNIPA-s, në një konferencë për shtypin.

54 vjeçari Hou Shengchun, që jeton në në qytetin Zaozhuang të provincës Shandong të Kinës Lindore, që kur mori certifikatën e tij të parë kombëtare të patentës në tetor 2003, ka fituar gjithsej 334 patenta kombëtare gjatë 22 vjetëve / VCG

Rreth 70 për qind e këtyre patentave të shpikjeve me vlerë të lartë janë të përqendruara në industritë strategjike në zhvillim. Rritja më e shpejtë u vu re në fusha të tilla si menaxhimi i teknologjisë së informacionit, teknologjia kompjuterike dhe teknologjia mjekësore, me patentat në lidhje me inteligjencën artificiale që renditen në vendet e para në shkallë globale.

Industritë në zhvillim, duke përfshirë teknologjinë kuantike, bioprodhimin, ndërfaqet tru-kompjuter dhe komunikimin e brezit të gjashtë, po ashtu zotërojnë një numër patentash kyçe thelbësore të teknologjisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More