Thaçi: Ahmeti po i lutet Mickoskit, zgjedhje të parakohshme nuk ka

Nga admin
336 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 24 janar – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka bërë homazhe sot te varri i Arbën Xhaferit, duke kujtuar ish-liderin e partisë me rastin e ditëlindjes së tij të 78-të. Thaçi vlerësoi figurën dhe kontributin e Arbën Xhaferit, duke theksuar se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në politikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë. Sipas tij, politika dhe vizioni i Xhaferit mbeten një udhërrëfyes i qartë për drejtimin që duhet të ndjekin shqiptarët.

Gjatë prononcimit për media, Thaçi komentoi edhe thirrjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për bashkimin e partive shqiptare në kuadër të të ashtuquajturës Aleancë Kombëtare për Integrim. “Jam i shokuar nga prostitucioni politik i Ali Ahmetit. Ai po i serviloset Hristijan Mickoskit për t’u rikthyer në qeveri. Ahmeti është kanceri i politikës shqiptare në Maqedoni, tani edhe në bashkëpunim me Ziadinin dhe Taravarin. Kjo piskamë, kjo dhelpër që i digjet bishti dhe që quhet Ali Ahmeti, duhet të tërhiqet nga politika”, deklaroi Thaçi.

Ai shtoi se për BDI-në nuk ka më shpresë, pavarësisht deklaratave të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Nuk do të ketë zgjedhje. Aliu gënjen. Askush nuk i ka premtuar asgjë. Ai mendon se do të ketë një shpresë për BDI-në, por shpresë më nuk ka”, theksoi Thaçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër