Kina publikon 60 dokumente të reja të kohës së luftës mbi krimin e “grave të komfortit” të ushtrisë japoneze

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pekin, 18 shtator, Zhurnal.mk – Arkivat e Provincës Jilin në kryeqendrën e kësaj province të Kinës Verilindore, Changchun, publikuan të premten 60 dokumente ushtarake japoneze origjinale nga Lufta e Dytë Botërore, duke shtuar prova të reja sa i përket sistemit të skllavërisë seksuale të detyruar të Japonisë gjatë kohës së luftës.

Materialet e reja arkivore janë nga mbetjet historike të lëna pas përpjekjes së Ushtrisë Japoneze Kwantung për t’i shkatërruar ato gjatë tërheqjes së tyre, sipas Arkivave të Provincës Jilin.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se rreth 400 000 gra në Azi u detyruan të shërbenin si “gra komforti” – skllave seksuale për ushtrinë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore – dhe pothuajse gjysma e tyre ishin kineze.

Dokumentet tregojnë që, nën autoritetin e ushtrisë japoneze, u ngritën dhe funksionuan “stacionet e komfortit”, më shumë se 20 prej të cilave japonezët i ngritën në Kinën Verilindore.

Sipas materialeve të tjera, “gratë e komfortit” u regjistruan me forcë në vijat e frontit sipas ligjit kombëtar të mobilizimit të Japonisë, duke hedhur plotësisht poshtë pretendimin që rekrutimi i tyre ishte vullnetar.

artikuj të ndërlidhura