Ministria e Transportit e Kinës publikoi të martën një dokument të detajuar në lidhje me masat për vendosjen e tarifave të posaçme portuale për anijet në pronësi ose të operuara nga ndërmarrje, organizata dhe individë amerikanë.
Ky dokument, i përbërë nga 10 nene, sqaron dispozitat specifike mbi sferën dhe standardet e tarifimit, subjektet që mbledhin tarifat, udhëtimet e pagueshme, datën e zbatimit dhe aspekte të tjera përkatëse.
Nga këto tarifa të posaçme portuale do të përjashtohen anijet e ndërtuara nga Kina, anijet bosh që hyjnë në kantieret detare kineze vetëm për qëllime riparimi dhe anijet e jera që konsiderohen të përjashtuara nga pagesa, sipas dokumentit.
Ky dokument vëren gjithashtu se sfera dhe standardet e tarifave, si edhe periudha e tarifimit, do të përshtaten në mënyrë dinamike sipas situatën në kohën e zbatimit.
Këto masa të detajuara u shpallën pas deklaratës së Ministrisë së Transportit më 10 tetor që Kina do të vendosë tarifa të posaçme portuale për anijet amerikane duke filluar nga 14 tetori, në përgjigje të masës së SHBA-së për të vendosur tarifa shtesë portuale për anijet kineze pas një hetimi sipas Seksionit 301
