Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci: Me 3% nuk punon as iPhone

Nga B.M
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Mitrovicës aktualisht është në një fazë të brishtë, pasi nuk ka marrëveshje për ndarjen e drejtorive – më saktë emrat se kush do të drejtojë ato.

Ndonëse LDK ka marrë kryesimin e Kuvendit Komunal, po ashtu do t’i ketë edhe dy drejtori, mungon marrëveshja se kush do të jetë në krye të tyre.

Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se LDK ka vendosur të largohet nga koalicioni më LVV-në në Mitrovicë.

Në lidhje me këtë situatë, Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim edhe me LDK për çka jemi treguar tepër gjeneroz”, tha ai.

“Nëse z. Plakolli me 3% ka ambicie sa për nënkryetar e mandej drejtor e krejt ndërmarrjet komunale, unë i bëj me dije se me 3% jo qe nuk mundesh me marrë në drejtim institucionet kryesore, po me 3% as iPhone nuk punon”, shtoi Peci.

Janë paralajmëruar që gjatë kësaj jave do të zhvillohen takime mes dy partive, për të finalizuar ndarjen e drejtorive, ndërsa Telegrafi do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit në Komunën e Mitrovicës. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër