Komisioni për Integrime Evropiane miraton projektligjet për dy marrëveshje me BE

Nga D. V.
151 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Deputetët anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane kanë miratuar dy marrëveshjet me Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Bëhet fjalë për Projektligjit nr.10/L-010 për ratifikimin e ”Amendamentit nr.2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë” dhe Shqyrtimi i Pojektligjit nr.10/L-009  për ratifikimin e Amendamentit ”nr.3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”.

Kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se është bërë fjalë për zgjatjen e zbatimit të marrëveshjes për pesë vite që e ka dërgu qeveria por edhe propozimin e komisionit për amendamentin për harmonizim gjuhësor.

“Ne si komision përgjegjës jemi të ngarkuar për shqyrtimin e këtij projektligji për amendamentimin e Marrëveshjes së IPA 2017, e cila ka për qëllim shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për të siguruar kryerjen e suksesshme të projekteve të kontraktuara nga Bashkimi Evropian, që janë ballafaquar me vonesa gjatë fazës së implementimit të tyre. Konkretisht, amendamenti ka të bëjë me zgjatjen e datës së përfundimit të periudhës së zbatimit, si dhe datën e përfundimit të periudhës së ekzekutimit për pesë vite. Lidhur me këtë projektligj, stafi i komisionit ka propozuar një amendament nga ana jonë si komision dhe ka të bëjë me harmonizime gjuhësore, sepse në projektligjin që e ka sjellë qeveria është harruar një fjalë dhe ky amendament ka të bëjë me zëvendësim, pjesa e parë. Përndryshe, propozimi është që të votojmë amendamentin që ka sjellë qeveria, që ka të bëjë me zgjatjen e afatit për pesë vite, dhe amendamentin e komisionit për harmonizim gjuhësor”, shpjegoi Bajrami.

Pa asnjë një diskutim, është miratuar edhe shtyrja e afatit për marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së ne lidhje me IPA 2018.

“Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikim të amendamentit numër tre të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për IPA 2018. Edhe ky projektligj është ndryshim i ligjit që ka për qëllim shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për me siguru zbatimin e suksesshëm të projekteve të kontraktuara nga Bashkimi Evropian, që janë ballafaquar me vonesa gjatë zbatimit të tyre. Ky ndryshim synon të zgjasë periudhën e përfundimit dhe zbatimit operacional për tre vite dhe periudhën e ekzekutimit për katër vite”, ka sqaruar Bajrami.

Në fund Komisioni ka mbetur që të caktojnë afatet për planin e punës një vjeçare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër