Komuna e Tetovës mirëpriti anëtarët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të DioGuardit

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim zyrtar anëtarët e Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), Mamut Skenderi, Zikri Meta dhe Nazim Alimi.

Takimi u përqendrua te shkëmbimi i informacioneve mbi zhvillimet e fundit dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë te dinamika e projekteve zhvillimore në komunë dhe roli i lobimit për çështjet shqiptare në rajon.

Gjatë takimit, Kasami njohu përfaqësuesit e Ligës me ecurinë e investimeve kapitale dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që po transformojnë Komunën e Tetovës, duke e cilësuar bashkëpunimin me faktorët ndërkombëtarë si një mbështetje të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, anëtarët e Bordit të LQSHA-së prezantuan agjendën e tyre të veprimtarisë për temat me interes kombëtar. Ata shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën e investimeve në rajon, si dhe për të krijuar ura të reja lidhëse me diasporën shqiptare, e cila mbetet një partner kyç për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin e ngushtë dhe koordinimin e aktiviteteve, me qëllim avancimin e proceseve që nxisin zhvillimin e komunës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të interesave shqiptare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër