Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re

Nga D. V.
1,229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se deputetët e komuniteteve joshumicë janë të gatshëm të mbështesin formimin e institucioneve të reja të vendit, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Krasniqi tha se grupi multietnik disponon numra të mjaftueshëm për ta mbështetur votimin e qeverisë së re dhe bëri thirrje që partitë politike të reflektojnë mbi vullnetin e qytetarëve.

“Grupi multietnik, i cili është i përbërë prej 8 ose 9 deputetëve, është i gatshëm edhe i interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës, kështu që kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kjo është e tëra që mund të them në këtë aspekt”.

“Zgjedhjet u mbajtën, ato prodhuan një rezultat që është përafërsisht i njëjti me zgjedhjet e kaluara, kështu që qytetarët presin që sa më parë të ketë institucione, sa më parë të kemi qeverinë e re, sa më parë të kemi kuvend funksional, por edhe të kalohet kjo krizë e zgjedhjes së presidentit. Po besoj që qytetari ka folur dhe partitë politike tash duhet të reflektojnë edhe në raport me fjalën e qytetarit”, tha Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër