Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu

nga admin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin që e shoqëronte. Vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata.

Diskutuan për tema me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

“Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi. Kryetari Nimanbegu i dhuroi Kryeministrit Kurti një maket punë dore të një anijeje ulqinake me vela, të punuar nga mjeshtri Xhevat Kashoxha”, thuhet në njoftim.

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy