​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

Nga admin
221 e lexuar

10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi tha të mërkurën se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi, raporton KosovaPress.

“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja”, tha ai para trupit gjykues në Hagë.

Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh.

“Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare.”

“Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ai mes tjerash ndërsa po vazhdon fjalimin e tij. /kp/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër