Pas 10 ditësh argumente, mbrojtja optimiste për lirimin e Hashim Thaçit

Nga B.M
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, u shpreh optimist se klienti i tij do të lirohet.

“Ishte një proces i gjatë gjyqësor, një betejë e zgjatur në sallën e gjyqit. Në përfundim, kemi çdo arsye të jemi optimistë për një rezultat shumë pozitiv. Gjithmonë është e pamatur të bëhen parashikime në çështje gjyqësore, pasi vendimi përfundimtar varet nga gjyqtarët. Megjithatë, bazuar në argumentet e paraqitura gjatë 10 ditëve të fundit, si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja, besojmë se kemi të drejtë si në aspektin e provave, ashtu edhe të ligjit. Prandaj, presim një përfundim shumë të favorshëm për klientin tonë”, deklaroi ai.

I pyetur për deklaratat e bëra një natë më parë nga kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, i cili tha se çdo veprim apo mosveprim i institucioneve ka qenë në konsultim me ekipet mbrojtëse, Mishetiq u përgjigj se nuk dëshiron të komentojë çështje të brendshme politike.

Ndërkohë, Thaçi në fjalën e tij para trupit gjykues theksoi se ekziston vetëm një e vërtetë: ai është plotësisht i pafajshëm.

“Si mund të pretendojë dikush që në kishim për qëllim ta merrnin kontrollin në Kosovë kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare të kishte fjalën kryesore në Kosovë dhe pastaj që UÇK-ja t’ia dorëzonte armët NATO, ashtu sic ndodhi”, tha ai. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër