Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Kuvendit dhe kryeshefin për Arsim të Komunës së Bujanocit, Rexhepi dhe Hasani

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 21 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.

Rexhepi dhe Hasani shprehën mbështetjen për përkushtimin e Kryeministrit Kurti për përbashkimin e subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në “Koalicionin Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Përfaqësimi i fuqishëm dhe dinjitoz kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave. Barazia, arsimi në gjuhën shqipe dhe mundësia për ta ndërtuar të ardhmen në vendlindje mbeten në themel të këtij angazhimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë në përkrahje të secilit shqiptar e secilës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër