Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Nga D. V.
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 gusht, Zhurnal.mk – Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Drejtoreshën Ekzekutive të Institutit të Bazelit për Qeverisje, Elizabeth Andersen, dhe Drejtorin e Qendrës Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (ICAR), Iker Lekuona, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e përpjekjeve në rikthimin dhe riatdhesimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme jashtë Kosovës.

Marrëveshja synon të fuqizojë bashkëpunimin me autoritetet e shteteve të tjera për gjurmimin, identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme, duke rritur efikasitetin në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Instituti i Bazelit do të ofrojë mbështetje strategjike dhe teknike për Prokurorin e Shtetit në proceset e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive, në përputhje me standardet më të larta të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Komunikata e plotw:

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Bazelit për Qeverisje në Zvicër (IBQ), Elizabeth Andersen, dhe Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (QNRP – ICAR), Iker Lekuona, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në formë elektronike, e cila synon të çojë përpara përpjekjet për rikthimin dhe riatdhesimin e pasurive që janë fituar në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit ose formave të tjera të abuzimit me pushtetin, të cilat gjenden jashtë vendit dhe i përkasin ligjërisht Republikës së Kosovës.

Për më tepër, kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të mbështesë lehtësimin e një bashkëpunimi më efektiv me autoritetet e shteteve të tjera në lidhje me gjurmimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, përmes këtij bashkëpunimi, Instituti i Bazelit për Qeverisje, nëpërmjet këshillave strategjike, udhëzimeve praktike dhe ndihmës, do ta mbështesë Prokurorin e Shtetit në çështjet e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme, sipas standardeve dhe praktikave më të larta të bashkëpunimit ndërkombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër