Shkup, 21 janar – Ndonëse bora e sotme në rajonin e Kumanovës nuk ka arritur trashësi të madhe, megjithatë për shkak të temperaturave të ulëta ka shkaktuar ngrica, që ka vështirësuar lëvizjen si të qytetarëve po ashtu edhe të automjeteve në pjesë të ndryshme të qytetit.
Ndërmarrja Publike “Pastrim dhe Gjelbërim” po punon intensivisht për pastrimin e borës në zonën qendrore të qytetit, si dhe në sheshet “Jugosllavija e re” dhe “Marshalli Tito”, para të gjitha institucioneve dhe në lagjet përreth, me qëllim që të sigurohet lëvizje e sigurt dhe e papenguar për të gjithë qytetarët.
Nga kjo ndërmarrje njoftojnë se ekipe të saja gjenden në terren dhe po punojnë në pastrimin e borës.
“Nga ora 07.00 e mëngjesit, tri ekipe me pajisje adekuate po e pastrojnë borën nga rrugët në pjesën qendrore të qytetit, kurse ky aktivitet po zgjerohet edhe në lagjet Bedinjë, Pero Çiço dhe Babin Dol, si dhe në fshatin Pçinja, dhe fshatrat tjerë të afërt të qytetit.”, thuhet në njoftimin e NP “Pasrim dhe Gjelbërim” në Kumanovë.
Ndonëse këto vende nuk ishin pjesë e planit fillestar për pastrim, megjithatë me reagimin dhe përkushtimin e menjëhershëm dhe në kohë, u krye pastrim i plotë i terrenit.
Nga kjo ndërmarrje gjithashtu njoftojnë se kjo ndërmarrje posedon sasi të mjaftueshme të kripës për pastrimin e rrugëve.

