Kumanovë: Vrau 4 gra për shkak të nekrofilisë në sallën e gjyqit shikonte vetëm në tavan

Nga I.A
980 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Në sallën e gjyqit sot filloi procesi gjyqësor kundër Trajko Bojkovskit, i akuzuar për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje të grave të moshuara në rajonin e Kumanovës.

Në fillim të seancës, i akuzuari nuk iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit, pas së cilës u dha një pauzë e shkurtër. Avokati i tij shpjegoi se Bojkovski ishte shqetësuar nga kamerat dhe prania e shumë personave në sallë.

Prokuroria pretendon se do të dëshmojë se Bojkovski i ka kryer veprat penale me paramendim, dhe si prova paralajmëroi procesverbale nga vendi i ngjarjes, zhvarrime, gjetje autopsie, analiza të ADN‑së dhe ekspertizë psikiatriko‑gjyqësore.

Sipas prokurorit Ljubomir Lape, bëhet fjalë për rast që deri më tani nuk është regjistruar në praktikën gjyqësore të Maqedonisë. Prokuroria pretendon se motivet e veçanta të veprave do të përcaktohen përmes ekspertizave dhe provave të tjera materiale dhe se do të dëshmohet nekrofilia.

Familjet e katër grave të vrara iu bashkuan ndjekjes penale. Edhe pse avokati paralajmëroi se i akuzuari do ta pranojë fajësinë, Bojkovski deklaroi para gjykatës se nuk ndihet fajtor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër