Kur mungesa e mendimit vishet me fjalë të pista

Nga Xh M
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nga Raimonda Moisiu-SADE
Author/Freelancer

Gazetaria shqiptare po përballet me një krizë të thellë identiteti dhe dinjiteti, ku përdorimi i zhargonit ordiner, gjuhës së rrugës, dhe mungesa e mendimit vishet me fjalë të pista, po zëvendësojnë normat etike njerëzore, qytetare, dhe etikën profesionale. Një pjesë e mirë e gazetarëve dhe opinionistëve në studiot televizive, gazeta, rrjetet sociale apo portale përdorin arrogancën dhe gjuhën e ashpër, harrojnë etikën profesionale dhe ndotin ekranin dhe statutet e profileve të tyre në rrjete sociale e mediatike me fjalë të pista.

Fenomeni i kësaj race gazetarësh që pretendojnë se dinë çdo gjë, me shkrimet apo statutet e tyre të ashpra që kalojnë në fjalor banal dhe fyerjeve të rënda”poshtë brezit”dhe prekin nënën, motrën, fëmijët, familjen dhe simbolet e amësisë, – nuk përfaqësojnë gazetarinë profesionale, por shkelje të rënda etike, dinjitetit njerëzor dhe qytetarie, po bëhen virale, nga dita në ditë, Ata, jo vetëm shkelin etikën profesionale dhe amatore, vecmas në rrjetet sociale e portale, porse sjellin edhe humbjen e besueshmërisë ndaj medias sot. Kjo lloj sjellje prej diletanti, jo gazetari, dëmton seriozisht profesionin e gazetarit dhe dezinformon publikun.

Gazetaria në të vërtetë është portretizimi apo përshkrimi i realitetit, të etjes sonë për çfarëdo fakti ose njohurie, nëpërmjet artikujve, reportazheve, profileve, opinioneve, analizave, esse, intervista, etj, brenda rubrikave dhe kolumnave të gazetarisë. Gazetaria efektive dhe profesionale ka nevojë për makinën narrative, është forca e gravitetit që tërheq lexuesin nga fillimi deri në fund,
Gazetaria ka guximin e kurajon për të hedhur në letër atë ç’ka synon të jetë , lajmin e vërtetë, informacionin profesional, të saktë e në kohë. Në gazetari, personazhet dhe rrethanat janë më të kufizuara dhe ato fitojnë domethënien, kuptimin e vërtetë nëpërmjet penës së gazetarit. Sepse personazhet ekzistojnë në qenien aktuale, dhe nuk janë personazhe të imagjinatës, por ato ekzistojnë në të përditshmen njerëzore dhe sociale. Shpesh përdorimin e një fjalori të tillë apo përplasje të ashpra verbale përfshijnë gazetarë, figura publike, dhe personazhe mjaft të njohur të jetës sociale, politike e publike, të rrjeteve sociale apo edhe analistë tw medias shqiptare, ku gjuha dhe fjalori i tyre i ashpër, kalojnë hapur në ironi me sfond seksual, fjalor rruge dhe të pisët.

Gazetaria shqiptare ka rënë në një nivel shqetësues banaliteti, ku etika profesionale shpesh sakrifikohet për klikime, shikueshmëri dhe interesave financiare, ekonomike, sociale dhe politike. Ky fenomen nuk është thjesht një perceptim, por një realitet. Jeta private e personazheve publike merr më shumë hapësirë se problemet sociale apo ekonomike, dhe tregojnë nivelin e ulët të edukimit i brezit të ri. Përdorimi i zhargonit, dhe fjalorit rrugacëror janë kthyer në normë, nga personazhe me vlera të dyshimta intelektuale dhe qytetarie, që “kuisin si kukuvajkat” në “lajmet” kryesore dhe gjuha e cektë dhe vulgariteti bëhen status, pa asnjë verifikim apo vlerë publike, promovojnë debate me bërtitje, dëshpërim, urrejtje dhe mllef, duke përshkruar një mjedis që perceptohet si i zymtë, alarmant, i sinjalit SOS dhe i përqendruar vetëm te lajmet negative, te banaliteti në rrjetin social – që tregon problemin e madh të sjelljes së tyre në rrjetet sociale. Kjo tregon një zhgënjim të thellë mbi gjendjen e mediave dhe gazetarisë në Shqipëri. Në raportin mes lajmeve të vërteta dhe të rreme (fake), dhe gazetarit ekziston konfuzioni, konfrontimi, diferenca dhe vështrimi i drejtpërdrejtë, trysnia mediatike e përvojave jetësore, që gazetarët me etjen e tyre për çfarëdo fakti ose njohurie, lidhen me ngjarje që të japin idenë për ta hedhur në letër, rrjetet sociale, dhe në gazeta, porse gazetarët kurrë të mos harrojnë etikën profesionale, të qëndrojnë jashtë banaliteti, dhe t’i përmbahen kodit të etikës dhe dinjitetit mediatik e gazetaresk, sepse gazetaria nuk është zhargon banal por dinjitet, integritet, identitet, qytetari dhe profesion…

Gazetaria shqiptare sot ka nevojë emergjente për një rotacion themelor dhe reformim rrënjësor, pasi vuan nga një krizë e thellë besueshmëri, varësie dhe profesionalizmi, ky ndryshim kërkon shkëputjen nga ndikimet politike, dhe forcimin e etikës profesionale, Ndonjëherë se çfarë ndodh brenda botës së gazetarit atij i duhet të krijojë pozicionin e forcës rrëfyese-se jo gjithçka mund të vijë nga dinamika e brendshme e tij, porse është e gazetaria ajo që e furnizon makinën narrative dhe lajmi analiza, apo opinioni shpaloset.
Për ta materializuar këtë mendim, sot më shumë se kurrë shoqëria shqiptare duhet të ndikojë pozitivisht, të reduktojë zhargonin vulgar, dhe bulevardesk, gjuhën e urrejtjes në sallat e Kuvendit, në studiot televizive, gazetat, profilet e rrjeteve sociale dhe portalet, të mos ndotim ekranin, gjuhën e bukur shqipe, dhe ardhmërinë e kombit. Kjo lloj “luftë klasash e pistë”, tejet e vështirë, frikëshme, e dhimbshme, dhe e rrezikshme, dhe e papranueshme për një shoqëri demokratike, andaj duhet të gjejmë forma dhe metodat verbale, gjuhën simbolike të mirëkuptimit njerëzor e jetësor, t’i bëjmë të prekshme, për promovimin e produktivitetit e moralit njerëzor e social, të jemi shembulli model që të mos e “vrasim” të ardhmen e atdheut e mos të na mallkojë historia.
Mjaft e ndotët Gazetarinë, -Gazetaria nuk është zhargon banal, dhe vulgar! Gazetaria është dinjitet njerëzor, inteligjencë
e qytetari mediatike…

Shkruar nga Raimonda Moisiu-SADE
Jakcsonville, Florida USA
27 Korrik 2026

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër