Arifi: Pa “PO”-në e ShBA-së, Kosova nuk mund të bëhet anëtare e NATO

Nga Xh M
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 korrik Zhurnal.mk – Analisti Dritëro Arifi ka deklaruar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vendimtare për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Ai në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se edhe në rast se Kosova do të kishte një ushtri me kapacitete të krahasueshme me ushtritë e vendeve evropiane, pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së, sipas tij anëtarësimi në NATO do të ishte i pamundur.

“Pa thënë ShBA-ja “po”, edhe nëse ne e kishim pasur ushtrinë, po themi, të Francës apo të Gjermanisë me përgatitje, ne nuk mund të bëhemi anëtar i NATO-s”.

“Pa thënë ShBA-ja “po” asnjëherë s’bëhesh anëtar i NATO-s edhe nëse ka pengesa politike, a do të mund të zgjidheshin. Por, ne kur nuk e kem një “PO” të madhe të Amerikës, imagjino çka thonë shtetet që nuk e njohin Kosovën brenda NATO-s”, u shpreh ai./Klankosova.tv

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër