Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se çështja e presidentit është emergjente, teksa ka theksuar se moszgjedhja e tij e çon vendin në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
“Për katër të dënuarit, besoj në korrigjimin në Apel dhe në një strategji për ta fituar këtë betejë. Nuk mund t’i mohojmë pengesat, pra çështjen e presidentit. Moszgjedhja na çon në zgjedhje. Nuk do të mund të merremi me Apelin vitin e ardhshëm, por në këtë muaj. Pa president, sot Kosova për muaj të tërë është në zgjedhje. Në këto rrethana, është emergjente çështja e presidentit, që ta heqim këtë presion mbi shtetin”, tha Kurti.
