Rama takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, në fokus investimet dhe integrimi evropian

Nga D. V.
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani, ku pati një takim me kryeministrin e landit gjerman Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst.

Në takimin e zhvilluar në Düsseldorf, Bochum u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe një prej rajoneve më të fuqishme ekonomike e industriale të Gjermanisë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e investimeve, teknologjisë digjitale, arsimit profesional, si dhe mbështetja për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (Nordrhein-Westfalen – NRW), në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të mbajë fjalë në punimet e Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Europë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.

Kryeministri Rama do t’i adresohet audiencës në panelin kryesor me tematikë “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”.

Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e diskutimit me temë “IA mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”, së bashku me përfaqësues të njohur të sektorit të teknologjisë, biznesit dhe konsulencës ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër