Kurti priti në takim komandantin Grynkewich: Kosova e çmon rolin e NATO-s për çlirimin e vendit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh Komandant i Komandës për Evropë të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Alexus Grynkeëich.

Kurti ka thënë se Kosova e çmon rolin e NATO-s për çlirimin e vendit dhe është falënderuese ndaj KFOR-it për kontributin për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në vend dhe rajon.

Postimi i plotë:

I nderuar të pres në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh Komandant i Komandës për Evropë të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Alexus Grynkeëich, i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Për katër vjet me radhë shpenzimet tona për mbrojtje kalojnë 2% të Bruto Produktit Vendor, javën e kaluar u betuan 515 ushtarë të rinj e këtë javë 209 rekrutë nisën stërvitjen bazë, teksa po vazhdojmë me trajnime e blerje, me synim rritjen profesionale ushtarake dhe ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Jemi përpara në planin dhjetëvjeçar dhe do ta përmbushim atë para vitit 2028.

Republika e Kosovës e çmon rolin e NATO-s për çlirimin e vendit dhe është falënderuese ndaj KFOR-it për kontributin për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në vend dhe rajon.

artikuj të ndërlidhura