Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Orav

Nga D. V.
648 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt, teksa i shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e tij në Kosovë që kur mori detyrën më 1 shtator 2024.

“Përgjatë mandatit të tij, përkundër sfidave të shumta, raportet e Kosovës me BE-në u forcuan. Në këtë drejtim kryeministri veçoi punën e madhe dhe përkushtimin e ambasadorit Orav në lansimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuher se Kurti theksoi rëndësinë që BE të bëj hapat e radhës në raport me Kosovën në përputhje me progresin e bërë për të marrë statusin e merituar të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke i uruar suksese në angazhimet e tij të ardhshme, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosovë

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër