Kurti takon kryeministrin malazez, flasin për bashkëpunimin dhe rrugën drejt BE-së

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Budva, 25 tetor Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij malazez, Milojko Spajiq, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Shën Stefan të Malit të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se e ka falënderuar Spajiqin për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit të Berlinit gjatë këtij viti.

Ai gjithashtu e ka përgëzuar Malin e Zi për hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Kosova është e interesuar të mësojë nga përvoja e këtij vendi.

Kurti ka përmendur se Kosova ende pret marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore tokësore mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër