Kushtetuesja: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet Presidenti i Kosovës

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka përcaktuar afatin kushtetues brenda të cilit duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës, afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Gjykata ka konstatuar se ky afat përcaktohet në bazë të nënparagrafit 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili rregullon shpërndarjen e Kuvendit.

Në pjesën përkatëse të aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese konstaton:

“Afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, sipas nënparagrafit 3, paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Kësisoj, sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese, 6 tetori 2026 është data përfundimtare e këtij afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër