Leavitt: SHBA-ja drejt një marrëveshjeje të afërt me Iranin

Nga D. V.
151 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 21 prill Zhurnal.mk – Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “më pranë se kurrë” arritjes së një marrëveshjeje me Iranin, pavarësisht pasigurive mbi zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë më afër arritjes së një marrëveshjeje vërtet të mirë, ndryshe nga marrëveshja “e tmerrshme” e nënshkruar nga Barack Obama”, tha Leavitt për “Fox News”, duke iu referuar marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e cila më vonë u anulua nga presidenti Donald Trump.

Leavitt theksoi se SHBA-ja është pranë një marrëveshjeje, por shtoi se Trump ka disa opsione në rast se ajo nuk arrihet dhe nuk do të hezitojë t’i përdorë ato.

Armëpushimi, i rënë dakord mes SHBA-së dhe Iranit, pritet të përfundojë të mërkurën.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje, presidenti Trump paralajmëroi se do të urdhërojë sulme ndaj sektorit energjetik dhe infrastrukturës civile.

Ende mbetet e paqartë nëse një raund i dytë negociatash do të zhvillohet përpara përfundimit të afatit të armëpushimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër