Luksemburg, 21 prill Zhurnal.mk – Qeveria gjermane i ka bërë thirrje sot Iranit t’i përgjigjet kërkesës së Uashingtonit për bisedime të reja paqeje.
“I bëjmë thirrje urgjente Iranit të vijë në Islamabad dhe të negociojë në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul përpara një takimi me homologët e BE-së, në Luksemburg.
Lufta, së shpejti do të hyjë në muajin e tretë, dhe ekziston dëshira për ta zgjidhur sa më shpejt konfliktin”, tha Wadephul.
Ministri i Jashtëm gjerman kritikoi gjithashtu vendimin e Iranit për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.
“I bëjmë thirrje Iranit të rivendosë transportin e lirë dhe të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit pa vonesë”, tha ai.
“Evropa e ndan këtë objektiv me partnerët e saj në Gjirin Persik dhe është e gatshme të ndihmojë në stabilizimin e situatës sapo të përfundojë konflikti”, shtoi Wadephul.
