Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Venko Filipçe dhe LSDM‑ja e tij, të koordinuar nga Zoran Zaev dhe në lidhje me idenë për data‑centre ose qendra të të dhënave në Maqedoni, tregojnë se aspak nuk mendojnë për shtetin dhe për zhvillimin e tij që sjell përfitime edhe për qytetarët, tha sot deputeti i VMRO‑DPMNE, Mile Lefkov.
“Filipçe përsëri doli publikisht me një varg kritikash dhe dyshimesh në lidhje me ndërtimin eventual të data‑centrave në Maqedoni. Thënë thjesht, Filipçe edhe për këtë temë filloi të shpërndajë të pavërteta, panikë ose histeri në opinion. Gjoja data‑centret ishin kërcënim për burimet ujore në shtet, do të kishte konsum të madh të energjisë elektrike, sikur të mos kishte dëgjuar për burime të ripërtëritshme të energjisë e të ngjashme. Edhe këtë herë, dukshëm Filipçe u bë nervoz dhe u pozicionua kundër data‑centrave, ndoshta për shkak se nuk kaloi iniciativa në Pehçevë e njeriut të tyre, të tij dhe të Zaevit, përndryshe ish‑deputet nga LSDM”, tha Lefkov.
Filipçe mund të jetë i qetë kur bëhet fjalë për shtetin dhe burimet në Maqedoni, shtoi ai.
“Institucionet kompetente ditëve të fundit qartë thanë se po bëhet gjithçka që Maqedonia të jetë shtet modern, i pasur dhe bashkëkohor, ndërkohë pa u dëmtuar as mjedisi e as jeta e qytetarëve”, porositi deputeti Lefkov.
