Lençe Ristovska jep dorëheqjen nga pozita e prokurores

Nga D. V.
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 prill, Zhurnal.mk – Prokurorja Lençe Ristovska ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurores. Sipas versionit të saj, dorëheqjen e jep për shkak të mungesës së parimeve për cka ajo ka bërë deri tani betejën për sundim të ligjit.

“Funksionin e prokurorit publik gjithmonë e kam perceptuar si një thirrje dhe mundësi për të kontribuar në përmirësimin e sistemit, shoqërisë dhe mbi të gjitha të jetës së qytetarëve. Prandaj, gjatë karrierës sime, një sfidë e veçantë për mua ka qenë puna në raste që ndikojnë drejtpërdrejt në cenimin e vlerave dhe parimeve shoqërore. Meqenëse nuk shoh hapësirë për të punuar në përputhje me ato parime, sot kam dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i prokurorit publik”, ka deklaruar Ristovska.

Dorëheqja e saj vjen pasi kryeprokurori Nenad Saveski vendosi t’ia marrë lëndët “Talir 1” dhe “Talir 2” të cilat i mbronte ajo që nga ngritja e tyre në kohën e Katica Janevs. Lëndët i referohen financimit të partisë politike VMRO-DPMNE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër