Lëndimi i Ronaldos më serioz se sa pritej, rrezikon Kupën e Botës

Nga D. V.
939 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, ka dhënë një përditësim shqetësues në lidhje me dëmtimin e muskulit të kofshës së pasme të Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez e pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha fundjavën e kaluar dhe duket se ky lëndim nuk është edhe aq i lehtë.

Është vet trajneri i klubit saudit, Jesus, i cili ka treguar situatën e dëmtimit të sulmuesit portugez.

“Pas analizave, pamë se dëmtimi i pësuar nga Cristiano Ronaldo ishte më serioz nga sa pritej”, ka thënë fillimisht Jesus.

“Cristiano tani do të udhëtojë për në Spanjë, si lojtarët e tjerë që shkuan për trajtim kur u lënduan”.

“Lëndimi i tij kërkoi trajtim në Madrid me terapistin e tij personal dhe shpresojmë që ai të kthehet shpejt dhe të ndihmojë ekipin”, përfundoi trajneri i Al Nassr.

Afati i saktë kohor i rikuperimit nuk është zbuluar, gjë që ngre dyshime mbi shanset e tij për të luajtur në Kupën e Botës 2026. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër