Shkup, 18 shtator – Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për sundimin e ligjit në vendet kandidate, edhe pse konstaton se ka pasur përparim të prekshëm në këtë fushë. BE-ja pohon se ka ndërhyrje të vazhdueshme në procedurat gjyqësore, presion mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizim të rregullatorëve të medias, gjë që është e papranueshme, shkruan “Zhurnal.mk”.
Sundimi i ligjit në BE është aktualisht vlera e saj më e rëndësishme ndërsa në diskutimet që janë bërë për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE), është konstatuar se nuk ka respektim të duhur të ligjeve.
Në diskutimin e Këshillit të BE-së ku kanë marrë pjesë edhe Ministrat për Integrimin Evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë është konstatuar se ende duhet shumë punë të bëhen për të përmirësuar sundimin e ligjit.
Raporti i Sundimit të Ligjit 2025 për Maqedoninë e Veriut konfirmon përparim të vërtetë, por në të njëjtën kohë mbeten sfida që nuk duhen injoruar.
Por, anëtarët e BE-së mbështeten në sundimin e ligjit, i cili përfshin një gjyqësor të pavarur, zgjedhje dhe media të pavarura dhe se vendet që aspirojnë anëtarësimin, nëse nuk munden të garantojnë një nivel të caktuar të sundimit të ligjit, nuk mund të bashkohen me Bashkimin Evropian.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë aktualisht “në qendër të procesit të zgjerimit” dhe se sundimi i ligjit u garanton atyre liri dhe forcë në atë proces.
Është e qartë se nëse kandidatët nuk respektojnë zbatimin e sundimit të ligjit në vendet e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të jenë anëtarë të Unionit. Këto janë rregulla të qarta të BE-së dhe duhet të plotësohen me domosdoshmëri, shkruan “Zhurnal.mk”.
Nëse udhëheqësit demonstrojnë një orientim të vërtetë pro-evropian, atëherë qytetarët kanë gjithashtu ndjesinë se vendi i tyre po lëviz në drejtimin e duhur.
Lidershipet e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkim kanë një nga rolet kryesore në procesin e pranimit, prandaj nëse udhëheqësitë ose liderët e këtyre shteteve manifestojnë një orientim të vërtetë pro-evropian, atëherë edhe qytetarët kanë gjithashtu ndjesinë se vendi i tyre po lëviz në drejtimin e duhur.
Maqedonia e Veriut është përfshirë në Procesin e Stabilizim-Asociimit që nga viti 1999, është kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005, dhe se më 26 mars të vitit 2020 Këshilli Evropian miratoi hapjen e bisedimeve aderuese, pas çka u mbajt Konferenca e parë ndërqeveritare më 19 korrik dhe në të njëjtën ditë Komisioni filloi procesin e skriningut.
Maqedonia e Veriut në mënyrë të përsëritur thekson përkushtimin e saj politik ndaj qëllimit strategjik të integrimit në BE, si dhe ambicien e saj për të vazhduar në procesin e bisedimeve aderuese.
Por, mesazhi është i qartë se vendi duhet të zbatojë reforma thelbësore në lidhje me anëtarësimin në BE, të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e tjera të përfshira nga procesi i zgjerimit, si dhe të vazhdojë angazhimin e tij në iniciativat rajonale.
Lidershipi i qeverisë së re duhet shumë më seriozisht të marrë parasysh zbatimin e të gjitha reformave që kanë të bëjnë me anëtarësimin e vendit në BE. Ëshët e qartë se rruag është e vështirë, por nëse kjo është e mundur për shumë vende të cilat u anëtarësuan, dhe të tjera vende që shumë më vonë se Maqedonia e filluan këtë rrugëtim dhe tani janë para nesh, kjo nënkupton se edhe lidershipi i tanishëm i Maqedonisë së Veriut duhet më seriozisht t’i marrë parasysh rekomandimet dhe këshillat që vijnë nga BE-ja. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç rrugës së integrimit!, shkruan “Zhurnal.mk”.