Liga e Parë në RMV, kanë ngelur edhe tri ndeshje deri në përfundimin e pjesës së parë

Nga Xh M
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në Maqedoninë e Veriut sot mbaroi java e XIX-të në Ligën e Parë në futboll. Pas kësaj jave, kanë ngelur edhe tri javë deri në përfundimin e pjesës së parë të sezonit 2025/2026.

Ndeshja e fundit e kësaj jave u zhvillua ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Tikveshit. Mysafirët arritën të fitojnë me rezultat 0-1.

Shkëndija, Arsimi dhe Rabotniçki gjatë kësaj jave shënuan fitore si mysafir, ndërsa Vardari si vendas. Vetëm ndeshja ndërmje Pelisterit dhe Strugës mbaroi me barazim, 1-1.

Deri më tani kanë ngelur edhe tri ndeshje, ndërsa Vardari kryeson me gjashtë pikë më shumë sesa Shkëndija, e cila ka 45 pikë. Në vendin e tretë gjendet Struga me 42 pikë, ndërsa Bashkimi gjendet e pesta me 26 pikë, një më shumë se Arsimi. Shkupi gjendet në fund të tabelës me një pik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër