Lloga: Iniciativa për jurisprudencën ishte gati, Qeveria e tërhoqi nga Kuvendi

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 qershor, Zhurnal.mk – Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, deklaroi se gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë kishte ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e çështjes së provimit të jurisprudencës dhe provimeve të notariatit, në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Në një paraqitje në emisionin “Click Plus” në TV21, Lloga tha se propozim-ligjet përkatëse ishin harmonizuar dhe dorëzuar në procedurë parlamentare, por sipas tij, pas ndryshimit të pushtetit ato janë tërhequr nga Qeveria e re.

“Kam marrë iniciativë për ta zgjidhur jo vetëm provimin e jurisprudencës, por edhe provimet e notariatit. Këto ligje, të harmonizuara me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i kemi dorëzuar në Kuvend, por Qeveria e re i tërhoqi”, deklaroi Lloga.

Ai vlerësoi se zgjidhja ligjore kishte për qëllim eliminimin e pengesave me të cilat përballeshin kandidatët gjatë dhënies së këtyre provimeve, duke siguruar zbatim të plotë të dispozitave ligjore që rregullojnë përdorimin e gjuhëve.

artikuj të ndërlidhura