Shkup, 7 tetor – Incidenti i fundit i armatosur në Kumanovë është incidenti më serioz në prag të zgjedhjeve lokale, i cili ngre shqetësime serioze për rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve, theksohet në kumtesën e LSDM-së
Nga LSDM për inicdentin thonë se po ndodh një shembje totale e sistemit të sigurisë.
LSDM kërkon nga institucionet kompetente menjëherë të zbardhin rastin dhe të informojnë opinionin.
”Kërkojmë edhe përgjegjësi politike. Kjo që po ndodh vazhdimisht është e dënueshme dhe e papranueshme. Rrugët e Maqedonisë janë shndërruar në Perëndim të egër. Të shtënat me armë janë një dukuri e përditshme, qytetarët nuk ndihen të sigurt”, thonë nga LSDM
Sipas noftimeve nga mediat, në vendin ku ndodhi sulmi me armë zjari sot ka mundur një fëmijë të vdesë teksa kthehej nga shkolla.
A duhet që qytetarët me automjete të blinduara t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë?, pyesin nga LSDM
LSDM paralajmëron se incidente të tilla nuk janë të izoluara dhe tregojnë paaftësinë e plotë të Toshkovskit dhe VMRO-DPMNE-së.
Edhe sa njerëz të tjerë duhet të vuajnë, sa njerëz të tjerë duhet të vriten?, thonë nga LSDM.