Lushaj: Pse Edi Ramës i duhen serbët që e duan Kosovën të spastruar etnikisht nga shqiptarët?!

Nga R.ZH
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pse Edi Ramës i duhen serbët që e duan Kosovën të spastruar etnikisht nga shqiptarët, dhe disa pyetje që kërkojnë përgjigje?!

Shezhana Paunoviç, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes në Serbi, e thotë hapur se do të dëshironte të shihte një Kosovë të spastruar etnikisht nga Sllobodan Millosheviçi.
Pra, për zonjën ministre, Millosheviçi nuk gaboi pse kreu spastrimin etnik në Kosovë, por pse nuk e çoi deri në fund atë.

Sigurisht, ministrja në fjalë nuk e cilëson kurrsesi kriminel lufte Millosheviçin, njësoj si Aleksandar Vuçiçi, i cili në vijimësi, edhe nga pozita e presidentit, e ka mbrojtur figurën e Sllobodan Millosheviçit.

Shtrohen pyetjet:

Pse Edi Rama e dëshiron pikërisht këtë Serbi me mbështetës të hapur të Millosheviçit njëkohësisht të integruar në BE bashkë me Shqipnine?

Pse Edi Rama kërkon që BE-ja të mos e kushtëzojë Serbinë me njohjen e Kosovës si kusht për integrimin, njësoj siç nuk e njohin as ministrat në Serbi, të cilët hapur e projektojnë Kosovën të spastruar etnikisht?

A ka informacion Edi Rama se sa individë brenda instancave të qeverisë së Serbisë e duan Kosovën njësoj si ministrja në fjalë?

Si e “arsyetojnë” mbrojtësit e Edi Ramës në Kosovë dhe Shqipni qasjen e këtij të fundit se Shqipnia nuk mund të integrohet në BE pa ithtarët e Millosheviçit, të cilët e duan Kosovën të spastruar nga shqiptarët?

A duhet që kjo ministre të shpallet non grata në Shqipni, apo nëse ajo një ditë vjen për vizitë zyrtare në Tiranë, ata që dalin të protestojnë kundër saj duhet të cilësohen nacionalistë primitivë?

*Reagim i publicisti dhe analistit Besmir Lushaj ndaj komentit te Fejzi Hajdarit, lidhur me paraqitjen e shefit te Diplomacisë shqiptare Ferit Hoxha rreth deklaratës fashizoide te ministres serbe

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër