Lushtaku: Jap dorëheqje nëse PDK bën koalicion me VV-në

Nga D. V.
450 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka deklaruar se nëse PDK arrin marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, ai do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj.

Lushtaku tha se PDK nuk do duhej të bashkëpunonte me një subjekt politik që gjuhën helmuese dhe degraduese e ka në rend të parë.

“Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LVV-në unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Ata e dijnë ma mirë janë kryesia e partisë por për mua është e papranueshme bashkëpunimi me një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë”, ka thënë Lushtaku për RTV 21.

Lushtaku së fundi është përfshirë në një përplasje në rrjete sociale me zyrtarë të VV-së, të cilët vazhdojnë ta sulmojnë atë me gjuhë të ashpër, derisa edhe reagimet e tij kanë qenë të vazhdueshme ndaj eksponentëve të partisë në pushtet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër