Mal të Zi, 04 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti francez Emmanuel Macron ka arritur për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të presidentit malazez Jakov Milatoviq.
Presidenti francez u prit nga Milatoviq në Aeroportin e Podgoricës.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Mal të Zi, gjë që i jep kësaj ngjarjeje një rëndësi të veçantë historike dhe politike.
Milatoviq do t’i dorëzojë presidentit francez Urdhrin e Malit të Zi, dekoratën më të lartë shtetërore.
Macron arrin një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, eventi më i madh diplomatik në Mal të Zi, i cili do të mbledhë udhëheqës evropianë dhe rajonalë.
Kabineti i Milatoviq thotë se presidenti Macron është udhëheqësi i parë i njërit prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që viziton Malin e Zi.


