Maqedonasit në Tajvan dëshmojnë për paralajmërimin dhe rrezikun nga cunami në tërmetin në Kamçatka

nga D. V.

SHkup, 30 korrik – Rekomandime të mos dilet pranë bregut të oqeanit, pranë lumenjëve,m porteve dhe në ledhe, që shërbejnë për mbrojtje ga baticat, dallgët dhe stuhitël, kanë marrë sot banorët e Tajvanit për shkak të rrezikut nga cunami pas tërmetit me intensitet prej 8,7 ballë që e ka goditur gadishullin rus Kamçatka.

Siç dëshmon për MIA-n, Borçe Paunovski,  i cili për momentin me familjen e tij është në tajvan, është i përsosur organizimi kur bëhet fjalë për katastrofa të këtilla nytarore dhe fatkeqësi elementare për shkak të së cilës nuk ka panikë tek popullata.

“Sot në orën 12:00 sipas orës lokale morëm një mesazh paralajmërimi për cunami. Tajvanezët nuk i lënë asgjë rastësisë. Me shumë mundësi, ata kanë mësuar të jetojnë me fenomene të tilla, duke i monitoruar dhe parandaluar ato me vigjilencë. Po merren të gjitha masat për të zvogëluar pasojat e dukuria. Nga ana e Qeverisë së Taitungut, ku ndodhemi aktualisht, na kanë urdhëruar që të qëndrojmë në hotel dhe të mos dalim derisa të marrim një mesazh se mund ta bëjmë këtë. Nuk ka panik midis popullsisë vendase, dhe ne si të huaj këtu shpresojmë vetëm që ndikimi të mos jetë i përmasave më serioze. Nuk ka asgjë për të thënë këtu për organizimin. Gjithçka është e përkryer. Ne e kemi parë tashmë këtë në disa raste pasi përjetuam dy tajfune me reshje të rrëmbyeshme shiu. Ashtu si tani, pas mesazheve të marra, vetëm ekipet profesionale janë në fushë”, thotë Paunovski, i cili është në bregun e Taitungut, në Oqeanin Paqësor, me dy djemtë e tij.

Ai thekson se edhe askush nga kompetentët në Tajvan nuk mban konferenca për shtyp kur ka situata të këtilla.

Тој нагласува и дека никој од надлежните во Тајван не држи прес-конференции кога има вакви ситуации.

Paunovski është në Tajvan në festivalin e balonave me ajër të ngrohtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More