Marta Kos: BE drejt zgjerimit, së shpejti udhërrëfyes për kandidatët më të avancuar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 17 shtator, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian po përgatitet për një fazë të re të procesit të zgjerimit, me fokus te vendet kandidate që kanë avancuar më shumë në përmbushjen e reformave.

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka njoftuar në X hartimin e udhërrëfyesve të rinj, të cilët do të përcaktojnë prioritete, afate dhe rezultate konkrete për kandidatët më të avancuar.

”Po i afrohemi një Bashkimi Evropian të zgjeruar”, shkruan Kos.

”Presidentja von der Leyen njoftoi në fjalimin e saj mbi gjendjen e Bashkimit se së shpejti do të propozojmë udhërrëfyes për kandidatët më të avancuar”, shtoi ajo.

”Ata do të përcaktojnë një listë të qartë prioritetesh: afate kohore dhe rezultate konkrete për të ndihmuar kandidatët më të avancuar që të përfundojnë reformat e nevojshme”, thekson Kos.

”Kjo qartësi do të na ndihmojë të përgatitemi për të shfrytëzuar vrullin e zgjerimit dhe për të forcuar Bashkimin tonë”, përfundon ajo.

artikuj të ndërlidhura