Mauritiusi ndalon hyrjen e udhëtarëve nga RD e Kongos, Uganda dhe Sudani i Jugut për shkak të Ebolës

Nga Xh M
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mauritius, 6 qershor Zhurnal.mk – Qeveria e Mauritiusit njoftoi të shtunën një ndalim të përkohshëm të hyrjes për shtetasit e huaj që kanë udhëtuar, kaluar transit ose qëndruar në Republikën Demokratike të Kongos, Ugandë dhe Sudanin e Jugut gjatë 21 ditëve të fundit, transmeton Anadolu.

Masa vjen për shkak të shpërthimit më të fundit të virusit Ebola, i cili ka detyruar gjithashtu shtetin ishullor në Oqeanin Indian të propozojë shtyrjen e Samitit të Biznesit SHBA-Afrikë, i planifikuar të mbahet më 26-29 korrik.

“Shtetasit e Mauritiusit dhe shtetasit e huaj që posedojnë leje të vlefshme pune, qëndrimi dhe ushtrimi veprimtarie, apo vizë biznesi ose studentore, të cilët kanë udhëtuar, kaluar transit ose kanë qëndruar në këto tri vende gjatë 21 ditëve të mëparshme, do të lejohen të hyjnë në Mauritius me kusht që pas mbërritjes të kryejnë një periudhë të detyrueshme karantine prej 21 ditësh”, thuhet në deklaratën e lëshuar të shtunën pas mbledhjes së kabinetit.

Në deklaratë shtohet se do të zbatohen kontrolle të detyrueshme shëndetësore publike dhe vlerësime të rrezikut në pikat hyrëse për udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura, si dhe izolimi i menjëhershëm dhe vlerësimi klinik i çdo udhëtari që paraqet simptoma të përputhshme me virusin.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies do të forcojë mbikëqyrjen aktive dhe masat e monitorimit të kontakteve”, thuhet më tej.

Sipas Bashkimi Afrikan, shpërthimi i Ebolës në këto tri vende vazhdon të paraqesë kërcënim serioz për shëndetin publik rajonal, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur situatën emergjencë shëndetësore me shqetësim global.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër