Mblidhen dy komisione parlamentare

Nga D. V.
221 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 prill Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës do të jetë sot vend i dy mbledhjeve të komisioneve parlamentare, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me punën dhe funksionimin institucional.

Fillimisht, në orën 09:30, do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në këtë takim, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë dhe pritet të miratojnë draft-planin e punës për sesionin pranveror të vitit 2026. Mbledhja do të zhvillohet në sallën N-10.

Ndërkohë, në orën 12:00, është paraparë të mbahet edhe mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së. Ky takim do të zhvillohet në sallën N-225 të Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër