Mblidhet dega e LDK-së në Beneluks, kjo është kërkesa e tyre për kryesinë qendrore

Nga D. V.
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Beneluks ka mbajtur mbledhje ku edhe ka shqyrtuar situatën e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, duke thënë se kryesia shpreh përkrahjen e saj të plotë për strukturat e LDK-së dhe kryetarin e saj Lumir Abdixhikun.

Njëkohësisht kanë kërkuar nga kryesia qendrore që të analizojnë procesinz gjedhor dhe të ndërmarrin masa të nevojshme në funksion të forcimit të mëtejshëm të partisë.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës -Dega  Beneluks.

Kryesia e Degë  ,ne mbledhjen e djeshme shqurtojë situatën e zgjedhjeve te Qershorit .

Kryesija falëmenderon strukturat dhe votuesit e LDK-së në ketë pjesë të Europës!

Në ketë situatë ,Kryesia e Degës për Beneluks,shprehë përkrahjen  e saj  të plotë për strukturat e LDK-së,,Kryetarin z.Lumir Abdixhiku,Kryesin e LDK-së ,K.Pergjithshëm dhe Kuvendin e LDK-së..

Njëkohësisht,Kryesia  e Degës i kërkon Kryesisë Qendrore  që të bëjë një analizë të plotë të procesit zgjedhor dhe të ndëmarr masat e nevojshme në funksion të forcimit  të mëtejshëm të LDK-së.

Po ashtu ,konsiderojmë  se zërav nga jasht LDK-së dhe disa zërave  nga mbrena ,duhet t’u bëhet  e qartë se vetëm strukturar  e LDK-së kanë mandatin dhe legjitimitetin  për t’i udhëhequr  procesët zgjedhore  dhe vendimmarrëse të LDK-së!

Me respekt :B.Kastrati -Kryetar Dege i LDK-së për Beneluls.

Bruksel .06.07.2026!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër