Memishi-Sopi i reagoi BDI-së pasi kërkuan shkarkimin e tij

nga Redaksia

Shkup, 17 gusht – Pasi Bashkimi Demokratik për Integrim kërkoi shkarkimin e tre drejtorëve artistik kuadër i koalicionit VLEN, ka reaguar menjëherë njëri prej tyre.

Hasim Memishi-Sopi, drejtori aktual i Teatrit të Tetovës përmes një reagimi në Facebook i ka numëruar disa nga sukseset e këtij institucioni që nga emërimi i tij si drejtor.

Memishi-Sopi shkruan se teatrin e ka gjetur në kushte jo të mira, me borxhe, pa vendime dhe pa kushte bazike, të cilat siç thotë ai janë rregulluar për dhjetë muaj udhëheqje.

Reagimi i plotë i Hasim Memishi-Sopit:

Po të mos ishte për të qesh, do ishte për të qarë!Kërkojnë dorëheqjen time, ku jam emëruar 10 muaj më parë. Nuk dua asnjëherë t’i bëj publike, apo të jap sqarime për punën time, mirëpo këta nuk kanë pardon.
Për 10 muaj si drejtor i këtij institucioni:

  1. Kam paguar të gjitha borxhet e Teatrit,
  2. Kam dhënë 12 vendime pune të përhershme,
  3. Administratën e kam gjetur në gjysmë errësirë, dhe pa kondicioner, ku i kemi rregulluar menjëherë,
  4. Kemi hapur konkurs për 4 vende pune shumë të rëndësishme, konkursi është mbyllur dhe përzgjedhja do të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve,
  5. Teatri ka rritur buxhetin për 25% krahasuar me vitin paraprak,
  6. Për herë të parë Komuna kë lëshuar buxhet për shfaqje për fëmijë,
  7. Teatri ka hapur dyert për regjisor ndërkombëtarë,
  8. Prej Teatrit nuk kam marrë asgjë, madje as tel.zyrtar.. Më jepni edhe pak kohë edhe do e shihni si bëhet suksesi, dhe do turpëroheni pse nuk keni zgjedhur njerëz që dijnë të menaxhojnë.

Për në fund: Ju ia keni marrë kompetencat Teatrit për të menaxhu me objektin e ri..Do mbyteni te llumi që keni ndërtuar vet për vite me radhë.

Kujtojmë se përveç Hasim Memishit-Sopit, BDI sot kërkoi dhe shkarkimin e drejtorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve si dhe drejtorit të Teatrit të Gostivarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More