“Menduam se ishim të sigurt për gjithë jetën”, Matt Damon zbulon se si bashkë me Ben Affleck mbetën pa para pas suksesit të një filmi

Nga D. V.
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Matt Damon ka zbuluar se ai dhe Ben Affleck, pavarësisht suksesit të madh të filmit “Good Will Hunting” dhe fitimit të çmimit Oscar për skenarin, në fakt mbetën pothuajse pa para pak kohë më vonë.

Gjatë një interviste në podcastin “New Heights”, Damon tregoi se ata e shitën skenarin e filmit për 600 mijë dollarë, një shumë që në atë kohë u dukej si një pasuri e madhe.

Por pas taksave, komisioneve për agjentët dhe shpenzimeve të tjera, secilit i mbetën më pak se 150 mijë dollarë.

 Ben dhe Matt

Dy miqtë e vjetër fillimisht blenë makina të reja dhe morën një apartament me qira në Los Angeles, por shumë shpejt kuptuan se paratë nuk do t’u mjaftonin.

Damon kujtoi se pas vetëm një viti ata menduan se duhej të gjenin punë të reja, pasi kishin besuar se suksesi i parë do t’i siguronte financiarisht për gjithë jetën.

Ai tregoi gjithashtu se një refuzim në një audicion ishte pikërisht ajo që i shtyu ata të shkruanin “Good Will Hunting”.

Pasi nuk arritën të merrnin një rol në filmin “Primal Fear”, Damon dhe Affleck vendosën të krijonin vetë një mundësi dhe nisën të shkruanin skenarin që më vonë do t’u ndryshonte jetën.

– YouTube  www.youtube.com

Filmi “Good Will Hunting”, i publikuar në vitin 1997, u bë një sukses i madh ndërkombëtar.

Ai fitoi rreth 225 milionë dollarë në kinema dhe mori nëntë nominime për Oscar, duke fituar dy çmime një për Robin Williams si aktori më i mirë dytësor dhe një për Damon e Affleck për skenarin më të mirë origjinal.

Damon dhe Affleck kanë ruajtur miqësinë e tyre prej dekadash dhe kanë bashkëpunuar edhe në projekte të tjera filmike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër