Mexhiti: Eshaloni i parë është kryer! Kemi 1 zv/kryeministër të parë, 6 ministri, 7 zv/ministra dhe 5 sekretarë shtetëror

nga Redaksia

Shkup, 30 maj – Izet Mexhiti nga VLEN në një intervistë për TV21 tha se ka përfunduar marrëveshja me VMRO-DPMNE-në për eshalonin e parë. Mexhiti thotë se grupet e punës tashmë po punojnë për ta operacionalizuar marrëveshjen.

“Eshaloni i parë është kryer. Këto ditë po punojnë grupet për ta, jo për ta bërë marrëveshjen, por për ta operacionalizuar marrëveshjen. Ne nuk i kemi demantuar, poshtë lartë ato janë ministritë. Kemi kryeparlamentarin, 6 ministri, 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretarë shtetëror dhe ata dihen se cilët janë konkretisht dhe një zëvendëskryeministër të parë”, tha mes tjerash Mexhiti.

https://fb.watch/sol6sXHHgE

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More