Mexhiti: Fryma e Ohrit gjallë në politikat e sotme qeveritare

nga Xh M

Shkup, 13 gusht – “Sot, 24 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nuk e kujtojmë vetëm një dokument që i dha fund një konflikti. Kujtojmë një vizion politik dhe institucional mbi të cilin ndërtohet shteti ynë modern për të gjithë”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij sot gjatë mbledhjes solemne të Qeverisë me rastin e shënimit të 24-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit është themeli mbi të cilin zhvilluam një qasje të re për ndërtimin e shtetit. Një qasje që e sheh barazinë, përfshirjen dhe të drejtat si elemente të pandashme të funksionimit demokratik. Sot, politikat tona qeveritare bazohen pikërisht në këtë frymë – të krijojmë një shtet që u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje apo përkatësie politike. Marrëveshja e Ohrit nuk ishte vetëm një marrëveshje paqeje, ajo ishte marrëveshja jonë e re shoqërore. Mbi këtë marrëveshje kemi vendosur një sërë reformash dhe politikash me qëllim që institucionet t’i transformojmë nga struktura të mbyllura në mekanizma të hapur, të qasshëm dhe përfaqësues”, tha Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More