Mexhiti nga Vrapçishti: Gara e 11 janarit është vendimtare

nga Xh M

Vrapçisht, 7 janar – Kryetari i komunës së Çairit dhe njëherit njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka njoftuar se sot, së bashku me Bekimin dhe Arbenin, ka takuar banorët e komunës së Vrapçishtit, ku koalicioni VLEN shpreh mbështetje të plotë për kandidatin e pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri.

Gjatë takimit janë diskutuar nevojat reale të qytetarëve, sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj komune, si dhe mundësitë për mbështetje nga pushteti lokal dhe ai qendror. Sipas Mexhitit, Vrapçishti ka nevojë për një drejtim serioz, projekte konkrete dhe një udhëheqje që prodhon rezultate.

Ai ka theksuar se mbështetja për Demirin vjen si rezultat i vizionit dhe angazhimit të tij për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Mexhiti ka vlerësuar se gara e 11 janarit është vendimtare për të ardhmen e Vrapçishtit, duke shtuar se ndryshimi i shumëpritur mund të arrihet përmes punës së ndershme, projekteve zhvillimore dhe rezultateve të dukshme për çdo familje.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me Bekimin dhe Arbenin takuam banorët e komunës së Vrapçishtit, ku si VLEN përkrahim fuqishëm kandidatin e pavarur, Zulhajrat Demiri.

Gjatë takimit u theksuan nevojat reale të banorëve, sfidat me të cilat përballen si dhe mundësitë për mbështetje nga ana e komunës dhe pushtetit qendror.

Vrapçishti ka nevojë për një drejtim serioz, për projekte dhe udhëheqje që punon dhe krijon rezultate. Kjo është e mundur vetëm me Zuli Demirin.

Kjo është një garë për fitore, për zhvillim dhe për një Vrapçisht më të mirë, që ecën përpara me punë të ndershme, me projekte të mëdha dhe me rezultate të dukshme për çdo familje.

Me Zuli Demirin, Vrapçishti do të ecë përpara dhe do të fitojë. Më 11 janar do ta bëjmë bashkë ndryshimin e shumëpritur.

https://www.facebook.com/share/p/1JgDqyXCN7/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More