Mickoski në Mal të Zi, me Merzin në fokus ekonomia dhe integrimi në BE

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski merr pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi, ku do të jetë i pranishëm edhe kancelari gjerman Friedrich Merz.
Në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutohen bashkëpunimi ekonomik, siguria rajonale, konkurrueshmëria dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian.
Mickoski do të prezantojë qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për këto çështje në seancën kryesore të samitit, që mbahet në Sveti Stefan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër