Mickoski në promovimin e një pjese të pajisjeve për menaxhimin e mbeturinave për komunat e Rajonit të Pelagonisë dhe Rajonit Jugperëndimor

nga D. V.

Shkup, 5 janar – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Manastir, në parkingun e sallës sportive Boro Çurlevskdo të marrë pjesë në promovimin e një pjese të pajisjeve të planifikuara për menaxhimin e mbeturinave (automjete dhe kontejnerë) për komunat e Rajonit të Pelagonisë dhe Rajonit Jugperëndimor.

Siç kumtojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, këto pajisje janë një segment i kontributit të Qeverisë, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe partnerëve ndërkombëtarë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e mbeturinave.

Me automjetet, kontejnerët dhe koshat e mbeturinave që Qeveria, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ua ndan ndërmarrjeve publike komunale në këto komuna, do të lehtësohet dhe përmirësohet puna e ndërmarrjeve komunale publike. Njëherit, 

– Qeveria, në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale, në periudhën në vijim do të kontribuojë në përmirësimin e higjienës dhe në ruajtjen e mjedisit jetësor.

“Mundësohet gjithashtu rritje e konsiderueshme e mbulueshmërisë me shërbimin për grumbullim të mbeturinave në mjediset urbane dhe rurale, reduktim i deponive ilegale dhe hedhjes joformale të mbeturinave, kushte më të mira për seleksionim dhe përgatitje për riciklim (dy ngjyra të enëve për grumbullimin e mbeturinave, përkatësisht ngjyra e verdhë për fraksionin e thatë dhe ngjyra e gjelbër për fraksionin e lagësht organik), përgatitje e sistemit për funksionimin e plotë të deponisë së ardhshme rajonale në Novaci, përkatësisht qendrës për menaxhimin e mbeturinave, si dhe stacioneve të ngarkim-shkarkimit në Kërçovë, Ohër, Prilep dhe Dibër”, qëndron në kumtesën. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More